Interi bie në “San Siro”, Lazio rihap garën për Champions

Nga A2 CNN
31 Mars 2019, 21:39 | Futboll
Interi bie në “San Siro”, Lazio rihap garën për

Pasi triumfoi në derbi ndaj Milanit, u mendua se Interi ishte "me një këmbë" në Champions League sezonin e ardhshëm, por zikaltrit sërish i hapin punë vetes duke u mposhtur 0-1 në "San Siro" nga Lazio.

Një gol i shënuar që në minutën e 13 të pjesës së parë i ka mjaftuar Lazios për të thyer Interin në këtë transfertë tejet delikate.

Skuadra e drejtuar nga Spalleti bëri të gjitha përpjekjet për të gjetur të paktën golin e barazimit, por mbrojtja dhe portieri Strakosha arritën të rezistojnë.

Me këtë humbje, Interi mbetet në vendin e tretë, por tashmë janë disa skuadra që e rrezikojnë. Milani është 2 pikë prapa, ndërsa Lazio dhe Atalanta janë 5 pikë më pak se zikaltrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos