Papa Françesku zbarkon në Mosul të Irakut, dikur bastion i Shtetit Islamik

Nga A2 CNN
7 Mars 2021, 08:57 | Bota

Papa Françesku arriti në Mosul të dielën për t'u lutur në qytetin e shkatërruar verior të Irakut që dikur ishte një bastion i Shtetit Islamik dhe ku të krishterët tani numërojnë vetëm dhjetëra familje.

Papa 84-vjeçar udhëtoi me helikopter nga Erbil në ditën e tretë të turneut të tij historik në Irak.

Udhëtimi i Papa Françeskut është vizita e parë papnore në Irak, ku ai ka predikuar bashkëjetesën dhe ka kërkuar që t'i jepet fund dhunës në emër të fesë.

Ai do të lutet në sheshin e kishës së shkatërruar në 2017 gjatë luftës për të larguar Shtetin Islamik nga Mosul, qyteti i dytë më i madh i Irakut.

Priftërinjtë dhe klerikët irakianë janë përgatitur për të mirëpritur Papën, ndërsa flamujt e Irakut dhe Vatikanit valëviten në qendër të Mosulit, thanë gazetarët e Reuters.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos