
Fshati Kolsh, ashtu si çdo zonë rurale e Bashkisë Kukës, po përballet çdo ditë e më shumë me largimin e familjeve, kryesisht të të rinjve.
Për banorët që jetojnë sot në Kolsh, braktisja e fshatit është e dhimbshme pasi çdo familje në fshat ka emigruar nga tre deri në katër anëtarë.
Fshati Kolsh dikur numëronte rreth 200 familje, me një popullsi prej 856 banorësh, ndërsa sot kanë mbetur vetëm 200 banorë. (A2 Televizion)