Vështirësitë e PAK në Vlorë: Mungon qasja në infrastrukturë dhe shëndetësi

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 10:26 | Sociale
Vështirësitë e PAK në Vlorë: Mungon qasja në

Personat me aftësi të kufizuar janë një ndër shtresat e popullsisë që kanë hasur vështirësi të shumta gjatë kohës së pandemisë. Pavarësisht lehtësirave të shkruara në letër, në realitet, sipas kreut të Shoqatës të Para dhe Tetraplegjikëve të Vlorës, situata është krejt ndryshe, dhe personave me aftësi të kufizuara nuk u krijohen as lehtësira në kryerjen e analizave në ambulancat publike.

Mungesa e infrastrukturës dhe aksesi në institucionet publike për këtë shtresë është një tjetër problematikë, e cila i pengon këta persona të kryejnë nevojat e tyre të përditshme

Personat me aftësi të kufizuara apelojnë që të drejtat e tyre të mos përdoren vetëm si fasadë, por të merren masat që të zbatohen në realitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos