Papunësia në Pogradec, qyteti turistik me mbi 4300 familje në ndihmë ekonomike

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 14:19 | Sociale

Pogradeci përtej famës që ka si një qytet turistik, me bukuri natyrore dhe i lakmuar për turistët vendas dhe të huaj, mund të konsiderohet edhe si një qytet që ka ndër nivelet me të larta të papunësisë në vend. Nga të dhënat zyrtare të institucioneve lokale rezulton se në Bashkinë e Pogradecit, niveli i papunësisë përllogaritet minimalisht në masën 15 për qind të numrit të personave të aftë për punë. 

Gjithashtu, Pogradeci renditet bashkia e parë për numrin më të lartë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në gjithë qarkun e Korçës.

Drejtuesit lokalë nuk pranuan të bëjnë një analizë të kësaj situate dhe të shkaqeve për shifrat e larta të papunësisë. Por sipas ekonomistëve në Pogradec prapa saj ka të paktën një arsye thelbësore.

Këto shkaqe duket se konfirmohen edhe nga të dhënat që ka zyra e punës në Bashkinë e Pogradecit.

Të papunët në Bashkinë e Pogradecit në varësi të kushteve trajtohen me ndihmë financiare që varion nga 3 deri në 10 mije lekë të reja në muaj për person. Ekspertët e fushës shprehen se shifrat e papunësisë mund të jenë akoma të larta po të llogarisësh që jo të gjithë personat e regjistruar me vendbanim në Pogradec jetojnë në këtë qytet.

Ashtu sikurse, sipas tyre, është e pafalshme që një qytet me resurse të konsiderueshme natyrore dhe turistike të ketë një shifër kaq të lartë papunësie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos