Parada e frikshme, mbushen me zombie rrugët e Santiagos

Nga A2 CNN
16 Tetor 2022, 23:07 | Lifestyle

Zombie-t pushtuan qytetin e Santiagos në Kili. Me kostume të frikshme, e make up të përshtatur qindra njerëz morën pjesë në paradën vjetore të ushtrisë së të pavdekurve.

Turma u mblodh fillimisht në bulevardin Almeda, për të vërshuar më pas në rrugët e afërt. Familje të tëra marrin pjesë në ngjarjen vjetore, përfshirë edhe fëmijët e veshur me kostume.

 “Është një aktivitet që e kemi zhvilluar çdo vit, por që ishte pezulluar për shkak të koronavirusit. Është një event familjar ku marrin pjesë të gjithë për të treguar kreativitetin e tyre”, thotë Nicolas, një nga pjesëmarrësit e shumtë.

. Familje të tëra marrin pjesë në ngjarjen vjetore, përfshirë edhe fëmijët e veshur me kostume

 “Vijmë këtu për të shpëtuar pak nga rutina; për t’u kënaqur e për t’u kthyer sërish fëmijë”, shton Marcela.

Fenomeni nisi fillimisht në Sacramento të Kalifornisë në vitin 2001. Që prej atëherë është përhapur në qytetet kryesore rreth botës, përfshirë Nju Jorkun, Meksiko City, Singapor, Sao Paulo dhe Frankfurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos