Parada e yjeve në tapetin e kuq të “Golden Globe”

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 08:42 | Showbiz

Mbrëmjen e së dielës u zhvillua ceremonia e çmimeve të Golden Globe, që u shty për rreth dy muaj si pasojë e pandemisë Covid-19.

Si çdo vit, yjet e Hollivudit shkëlqyen në tapetin e kuq të Beverly Hilton Hotel, në Beverly Hills.

Salma Hayek, Margot Robbie, Renee Zellweger dhe Gal Gadot ishin disa nga aktoret e famshme që “ndriçuan” eventin që vlerëson serialet dhe filmat më të mirë të vitit.

Filmi më i mirë i vitit u shpall “Nomadland”, me protagonist Frances McDormand, e cila interpreton rolin e një gruaje të pastrehë, që udhëton me furgon nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos