
Kremlini nuk humbi kohë para se të sqarojë pozicionin e tij, lidhur me referendumet që po mbahen në territoret e pushtuara të Ukrainës. Deklarata e zëdhënësit, Dmitry Peskov, konfirmon planet e Moskës për aneksim të shpejtë të rajoneve të Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia, pas kundërofensivës së suksesshme të ushtrisë së Kievit.
Peskov pranoi se mes popullsisë ruse pati një reagim histerik lidhur me deklaratën për mobilizim të pjesshëm të presidentit Putin.
Sipas zëdhënësit, reagimi ishte emotiv dhe i kuptueshëm për shkak të mungesës së informacionit. Por siç tha më vonë, gjërat ishin bërë të qarta pas aktivizimit të linjave të nevojshme të informacionit. (A2 Televizion)