Paralajmërimi i Kurtit: 80 vota për presidentin ose 500 mijë për Vetëvendosjen

Nga A2 CNN
3 Prill 2021, 16:32 | Aktualitet
Paralajmërimi i Kurtit: 80 vota për presidentin ose 500 mijë

Kur dukej se kriza politike në Kosovë ishte zgjidhur, në fakt ajo sapo është thelluar. Ende ka dilemë për kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa kryeministri Albin Kurti lëshon një paralajmërim për partitë e tjera.

“Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Kurti.

Reagimi i tij erdhi pas përplasjeve të ashpra me opozitën në seancën për ndryshimin e ligjit për votimin e diasporës në zgjedhje.

Lëvizja Vetëvendosje konfirmoi se seanca e radhës që do të thirret do të jetë për zgjedhjen e presidentit të ri.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos