Kryeministri Rama, teksa vazhdoi fushatën në qytetin e Fierit këtë të shtunë, publikoi edhe pamje nga spitali rajonal në këtë qytet.
Me ironi, Rama shkruan, Ja edhe hyrja e "stallës". Spitali Rajonal Memorial, Fier. Ja edhe hyrja e "stallës" që u verboi sytë e shthurri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu... Mos u mërzisni miq demokratikas, Shqipëria nuk ndalet dhe as kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk do të ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj.
Kjo ishte gjendja e spitalit më 16 mars
Dhe Shqipërinë do ta bëjmë ne, me me durim të madh e me shumë punë, jo me gjumë e me shumë llafe nëpër gjumë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)