Parandaluan vrasjen në Kavajë, presidenti Meta i pret si heronj

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 12:03 | Aktualitet
Parandaluan vrasjen në Kavajë, presidenti Meta i pret si heronj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim në Presidencë dy qytetarë nga Kavajë të cilët dy ditë më parë parandaluan një vrasje duke neutralizuar një person të armatosur.

Kreu i Shtetit i konsideroi qytetarët e Kavajës, Ymer Xhafa dhe Bajram Shala si shembuj frymëzues që i duhen shoqërisë tonë për të reaguar kundër dhunës dhe krimit

Postimi i Presidentit Ilir Meta

“Kënaqësi e veçantë të takoja sot dy qytetarë të mrekullueshëm të Kavajës, z.Ymer Xhafa dhe z.Bajram Shala, të cilët dy ditë më parë rrezikuan jetën e tyre për të neutralizuar një shtetas të armatosur në qendër të qytetit, i cili plagosi një shtetas tjetër, ngjarje që mund të kthehej në një tragjedi të madhe. I falenderova përzemërsisht për aktin e tyre të lartë qytetar, në mbrojtje të jetës, paqes sociale dhe sigurisë publike. Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë tonë, për të qëndruar larg konflikteve, dhe për të reaguar kundër dhunës, krimit por dhe indiferencës, që rrezikon jetën, pronën e sigurinë qytetare.” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/24/plagosje-me-arme-zjarri-ne-kavaje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos