
Drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, përsëriti thirrjen për aplikantë për një vend vakant në Gjykatën e Lartë.
"Ky është një moment historik", tha Llagami, duke ftuar gjyqtarët të aplikojnë. Vakanca në fjalë është krijuar pas shkarkimit të Xhezair Zaganjorit nga procesi i Vettingut.
Në të njëjtën mbledhje, KLGJ miratoi emrin e anëtarit Medi Bici si anëtar e drejtues i Komisionit për Mbrojtjen e Gjyqtarëve për një mandat 2-vjeçar, komision që vlerëson rastet kur gjyqtarëve të caktuar u nevojitet mbrojtje fizike. (A2 Televizion)