Parashikimi i Bashës: Po bëhet gati “kurbani” i radhës për inceneratorët

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2022, 15:23 | Politikë
Parashikimi i Bashës: Po bëhet gati “kurbani” i

Pretendimet e demokratëve dhe hetimin parlamentar për inceneratorët, kreu demokrat Lulzim Basha, zgjodhi që t’i rezervojë një komunikim të posaçëm me mediat, ku kryefjalë ishte pikërisht thirrja për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion që të arrestojë përgjegjësit e kësaj afere.

Basha paralajmëroi dhe skenarin që ka bërë gati Kryeministri Rama. “Natyrisht rëndon mbi ata që bëjnë pagesat, por pa pikë diskutimi SPAK duhet të përdorë të gjithë instrumentet e ligjit në mënyrë që asnjë qindarkë më shumë mos t’ju paguhet këtyre grupeve kriminale dhe në fakt është një grup kriminal me një kokë. Po kështu i kërkoj  të veprojnë sot me arrestimin e përgjegjësve, nuk mjafton arrestimi i bishtit, nuk mjafton shpallja në kërkim ndërkombëtar e Stela Gugalljas dh Klodian Zotos.

SPAK-ut i bëj thirrje mos të presë që Edi Rama të shkarkojë ministrin e radhës, pastaj ta arrestojë. E qartë është që kurbani I radhës për këtë aferë po bëhet gati me shpresën që të shpëtojë koka e kësaj afere, por nuk ka shqiptar, nuk ka njeri me dy pare mend në kokë mos ta kuptojë që e gjithë kjo skemë korruptive nuk mund të ndërtohej, nuk mund të të zbatohej dhe nuk mund të  sillte këto përfitime pa miratimin e Edi Ramës.

Ndaj kjo është thirrja që kam ndaj SPAK-ut. Ndërkohë Komisioni Hetimor e ka të qartë planin e hetimit dhe do të procedojë nga dita e nesërme e do të vazhdojë të procedojë drejt kësaj afere”, tha Basha ndër të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos