
Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat jugore, por kthjellime dhe alternime vranësirash me ndonjë shi të izoluar, do të ketë veriu dhe qendra.
Pasditja sjell gradualisht një sistem frontal me reshje mesatare dhe përkohësisht intensive, fillimisht në perëndim dhe gradualisht reshje të bollshme priten në pjesën më të madhe të vendit deri orët e para të së hënës.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 5 në 24°C. Era do të fryjë kryesisht mesatare në tokë, por deri e fortë në bregdet me drejtim jugor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë në brigjet detare, ndërsa krijohet mundësia për stuhi detare në brigjet veriperëndimore ku era e fortë do të aktivizojë dallgëzim deri 5 ballë. (A2 Televizion)