Parashikimi i motit: 12 tetor 2021

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 07:08 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 12 tetor 2021

Mëngjes më i freskët me vranësira e kthjellime në veri, por pjesërisht me reshje në zonat qendrore. Jugu mbetet me reshje të pakta deri pas mesditës kur reshje të pakta lokalizohen në juglindje.

Temperaturat e ajrit vijojnë me një rënie të lehtë në të dyja vlerat ditore të cilat luhaten nga 4 në 21°C.

Era do të fryjë mesatare nga drejtimi verior, por pritet erë deri e fortë në detin Jon ku aktivizohet dallgëzim 4-5 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos