Parashikimi i motit: 16 korrik 2021

Nga A2 CNN
16 Korrik 2021, 07:17 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 16 korrik 2021

Kthjellime e vranësira kalimtare mbizotërojnë gjatë gjithë ditës bregdetin dhe zonat perëndimore, ndërsa vranësira të shpeshta do të ketë pasditja në shtrirjen veri-verilindje ku priten shira afatshkurtër.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë 2-3°C rënie, kryesisht pas mesditës, ndërsa vlerat minimale/maksimale në rang vendi do të luhatën nga 15 në 36°C.

Era do të vijojë të fryjë veriperëndimore me shpejtësi deri mesatare në tokë, por edhe e fortë në zonat perëndimore dhe bregdet ku dallgëzimi deri vonë pasdite vijon mbi 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos