
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në të gjithë vendin, ndërsa shira të përkohshëm priten në veri dhe qendër; në jug vetëm ndonjë shi i izoluar.
Pasditja sjell përmirësim të motit në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mesditës, ndërsa vlerat ditore në vend luhaten nga 10 në 32°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës, përjashtuar pasditen në luginën e Drinit, ku era do të forcohet ndjeshëm.
Drejtimi i erës mbetet jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë, ndërsa në mbrëmje, era dobësohet duke marrë drejtim verior. (A2 Televizion)