
Vijojnë kthjellimet me vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit. Më të dukshme vranësirat pritet të jenë në ultësirën perëndimore, ku do të ketë reshje të pakta shiu, gjatë ditës së sotme, por më së shumti në mbrëmje.
Temperaturat rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjell ndryshime të pandjeshme në vlerat termike, ndërsa vlerat ditore sot luhaten nga 6 në 25°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë, por deri e fortë në det, me drejtim jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë. (A2 Televizion)