Parashikimi i motit: 23 gusht 2021

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 07:07 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 23 gusht 2021

Dita e sotme vijon me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore nga mesdita deri në mbrëmje.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ditore, të cilat luhaten nga 16 në 34°C për zonat malore dhe nga 21 në 37°C për bregdetin dhe zonat e ulëta.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor gjatë pjesës më të madhe të ditës, përjashtuar një forcim të përkohshëm në mesditë kur dallgëzimi në brigjet detare do të ngjitet në 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos