Parashikimi i motit: 26 gusht 2021

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 07:08 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 26 gusht 2021

Ka vijuar nata me shira të dobët në veri dhe qendër por vetëm momente të shkurtra me pika shiu në zonat jugperëndimore.

Këto kushte të motit vijojnë deri pas mesditës kur reshjet shtohen në zonat qendrore dhe një pjesë të jugut. Vonë në mbrëmje dhe gjatë natës, shirat lokalizohen në skajin jugor.

Temperaturat e ajrit vijojnë me një tjetër rënie prej 2-3°C duke bërë që dy vlerat ditore të luhaten nga 12 në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë deri në mesditë kur era forcohet në mesatare deri lokalisht e fortë, nga drejtimi perëndimor ndërsa në brigjet detare dallgëzimi ngjitet përkohësisht në 4 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos