Parashikimi i motit: 26 mars 2021

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 07:42 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 26 mars 2021

Një rritje temperature prej 2 gradësh ka shënuar mëngjesi i së premtes, ndërkohë ka vijuar mbizotërimi i kthjellimeve në të gjithë vendin.

Edhe mesdita sjell një rritje të temperaturave duke shënuar maksimumin prej 14-15 gradësh. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime, ndërsa  vranësirat shfaqen të lehta e kalimtare në territor, më të dukshme në jug dhe zonat lindore.

Era sot do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare nga drejtimi verilindor gjatë paradites, ndërsa vonë pasdite ajo merr drejtim jugor duke bërë që masa ajrore më të ngrohta të Mesdheut Jugor të ngjiten lart drejt gadishullit të Ballkanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos