Përse na duhet fabrika e vaksinave? Përgjigjet Rama

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 16:35 | Aktualitet
Përse na duhet fabrika e vaksinave? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama tha se vaksina anticovid do të jetë njësoj si vaksinat e tjera antigripale, kur u pyet nga A2 CNN se përse na duhet fabrika e prodhimit të vaksinave. Sipas kreut të qeverisë, fabrika do të mbulojë nevojat e tregut vendas, si edhe do të eksportojë. Ai tha se vaksinat e siguruara deri më tani nuk mjaftojnë për të përmbyllur procesin deri pranverën e ardhshme.

“Fabrika në fjalë nuk është fabrikë që është ndërtuar sot që ra pandemia, por ka një traditë shumëvjeçare, një kompani shumëvjeçare e themeluar në vitin 700 e ca. Së dyti flasim për prodhim produktesh speciale ku janë vaksina e gripit dhe të tjera dhe mos mendoni se historia do të mbyllet kaq kollaj se vaksina anticovid do të bëhet si vaksinë gripi dhe nuk besoj se do të ankoheni ç’na duhen fabrika, se nuk do ta paguani ju dhe prodhimet e kësaj fabrike mund të eksportohen dhe patjetër që mbulojnë nevojat e tregut vendas dhe në këtë proces fiton Shqipëria, fiton shëndetësia dhe të gjithë ju. Këtë merak mos e kini. Ne kemi siguruar 2.2 mln e 640 mijë vaksina, por këto nuk mjaftojnë për të përmbyllur procesin deri pranverën e ardhshme se na duhet të plotësojmë edhe 1.8 mln të tjera për të realizuar dy dozat për të gjithë ata që duhen vaksinuar teorikisht. Vaksina nuk është me detyrim, ky është një proces. Nuk dimë si do të jetë e ardhmja  por vaksina do të jetë si vaksinat e tjera antigripale”.

Ndërkohë që sot nis zyrtarisht fushata elektorale dhe ligjërisht nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 vetëve, Rama tha se kjo është çështje fantazie, pasi grumbullimet me 10 vetë do të jenë çdo 10-20 metra.

“Është çështje fantazie. Grumbullimi sipas ligjit është i kufizuar, por nëse këtu jeni 10 dhe nëse 10-20 metra më tutje janë 10 të tjerë nuk përbën shkelje ligji, por aftësi krijuese për të mundësuar që në shesh të jenë më shumë se 10 vetë dhe mos ketw grumbullim më të madh se 10 vetë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos