Parashikimi i motit: 28 mars 2021

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 09:43 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 28 mars 2021

Orët e para të së dielës paraqiten me kthjellime e vranësira kalimtare në veri dhe zonat qendrore, ndërsa vranësira të shpeshta do të ketë shtrirja jugore nga lumi Shkumbin deri në skajin jugor të vendit.

Duke iu afruar mesditës, vranësirat largohen drejt skajit jugor të territorit. Pasditja dhe orët vijuese do të sjellin më shumë kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë në mëngjes, ndërsa rriten me 2 gradë temperaturat e mesditës duke ngjitur vlerat termike maksimale në 14 grade për zonat malore, deri 20 gradë Celsius në Shkodër, Tiranë, Fier dhe Vlorë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor deri pasdite kur era mbetet deri mesatare, por do të marrë drejtim veriperëndimor. Dallgëzimi në brigjet detare vijon i ulët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos