
E premtja vjen me kthjellime dhe vranësira kalimtare, që do të mbizotërojnë pjesën e parë të ditës. Ndërkohë, pasdite do të kemi fuqizim të vranësirave, çka do të sjellë edhe reshje, ndonëse të pakta.
Në orët e mbrëmjes, rikthehen reshjet e shiut në të gjithë vendin, ku priten rrebeshe në veri.
Temperaturat rriten me të paktën 3 gradë në të dyja skajet e ditës, duke luhatur vlerat nga -3 ato minimale në zonat malore verilindore, deri në 14 gradë celsius, maksimumi, në brigjet e Vlorës. (A2 Televizion)