
Moisi Duda dhe Eloida Goxhi janë dy anëtarët më të rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ata do të plotësojnë vendet e mbetura bosh pas shkarkimit nga procesi i vetingut të ish-anëtarëve Arben Dollapaj dhe Besnik Cani.
Duda ishte kandidati i vetëm nga radhët e prokurorëve të Apelit, ndërsa Goxhi fitoi në përballjen me tre kolegët e prokurorive të shkallëve të para, Albert Kuliçi, Elona Alvora dhe Zeqir Hoda.
Në votim, morën pjesë 257 prokurorë nga të gjitha nivelet e prokurorive në vend. Për shkak të situatës, covid-19 u shmang grumbullimi i prokurorëve në një vend.
Ata u regjistruan në orare të ndryshme dhe po ashtu votuan në orare të ndryshme. (A2 Televizion)