
Gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë vendin. Vranësirat e lehta dhe kalimtare do të shfaqen në orët e para të ditës dhe në mbrëmje vetëm në veri dhe veriperëndim të vendit.
Temperaturat janë ulur lehtë në mëngjes, ndërsa rritje sjellin orët e mesditës kur maksimumi do të ngjitet mbi 15 gradë celsius në brigjet e Jonit. (A2 Televizion)