
Mjegulla ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, por gradualisht ajo do të lokalizohet në zonat luginore ndërsa vendi kalon në kushtet e motit të kthjellët me vranësira kalimtare.
Moti kryesisht i kthjellët vijon gjatë gjithë ditës së sotme. Temperaturat janë ulur me 2°C mëngjesin e sotëm duke shënuar deri 0°C ndërsa rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet maksimumi rreth 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi verior duke krijuar në bregdet dallgëzim mbi 3 ballë. (A2 Televizion)