Mjegull e dendur në Rrugën e Kombit, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 15:31 | Aktualitet

Rruga e Kombit është përfshirë nga mjegulla pas mesditës së të mërkurës, duke kufizuar ndjeshëm pamjen.

Nga Fushë Dukagjini e deri në Tunelin e Kalimashit dendësia e mjegullës është e madhe. Drejtuesit e mjeteve u është dashur të kufizojnë shpejtësinë e të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit.

Policia Rrugore këshillon përdoruesit e rrugës për të treguar kujdes në lëvizje dhe të shmangin shpejtësinë mbi normat e lejuara në kushtet e pamjes së kufizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos