Parashikimi i motit: 5 qershor 2021

Nga A2 CNN
5 Qershor 2021, 08:12 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 5 qershor 2021

Moti kryesisht i kthjellët deri afër mesditës kur vranësira kalimtare shfaqen në të gjithë vendin, më të shpeshta në veri dhe zonat lindore ku priten shira të izoluar. Vonë pasdite dhe deri mëngjesin pasardhës do të ketë fuqizim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit vijojnë rritjen me 1-2 gradë në të dy vlerat ditore të cilat sot luhaten nga 9 në 30 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me drejtim veriperëndimor gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në brigjet detare pritet të jetë 2-3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos