
Mëngjesi vijon me reshje të përkohshme në juglindje, ndërsa pjesa tjetër e vendit paraqitet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të dendura në veri dhe qendër.
Reshjet shfaqen gjatë mesditës, të pakta në veri dhe vetëm momente me pika shiu në zonat qendrore të territorit. Temperaturat vijojnë me një rritje prej 1-2 gradësh duke luhatur vlerat ditore nga 9 në 26 gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare në bregdet, me shpejtësi deri 26 km/h, ndërsa dallgëzimi në det ulet në 2 ballë. (A2 Televizion)