Parashikimi i motit: 6 prill 2021

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 07:48 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 6 prill 2021

Vijon pjesa e parë e ditës me kthjellime dhe vranësira kalimtare në juglindje ndërsa mesdita sjell vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Orët e pasdites fuqizojnë vranësirat në veri dhe zonat qendrore ku mbrëmja rikthen reshjet në territor; gjatë natës reshjet përfshijnë të gjithë vendin si dhe shfaqet dëbora në zonat malore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat minimale/maksimale në rang vendi nga -1 në 17 gradë Celsius. Pas mesnatës temperaturat vijojnë të ulen ndjeshëm në të gjithë territorin.

Era do të fryjë e lehtë paradite nga drejtimi verior ndërsa pasditja sjell forcim të erës duke kulmuar në mbrëmje në shpejtësinë mbi 60 km/h në zonat perëndimore kur për pasojë dallgëzimi në brigjet detare do të ngjitet në 4-5 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos