Parashikimi i motit: 7 nëntor 2021

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 07:14 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 7 nëntor 2021

Kthjellime dhe vranësira ndërrojnë vendet herë pas here në të gjithë vendin, por mundësia për reshje është e papërfillshme.

Pas mesditës dhe në vijim, kthjellimet do të shtohen në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit nuk do të shënojnë ndryshime të ndjeshme, dy vlerat ditore do të ruajnë luhatjen nga 9 në 27-28°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, por mesatare në det me drejtim jugor duke krijuar në brigjet shqiptare dallgëzim 2-3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos