Shtyu operatorin e A2CNN dhe gazetaren, pezullohet efektivi i policisë

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2021, 20:25 | Aktualitet
Shtyu operatorin e A2CNN dhe gazetaren, pezullohet efektivi i policisë

Policia e Tiranës ka njoftuar se punonjësi i policisë me iniciale Sh.T. është pezulluar nga detyra pas incidentit të ndodhur në Qafë-Mollë, ku shtyu operatorin e A2 CNN, Endrit Aga, dhe gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, të cilët rrezikuan të përfundojnë në greminë, ndërsa po mbulonin operacionin e Policisë në Dajt, për nxjerrjen e trupit të biznesmenit të vrarë Ruzhdi Hoxha.

https://a2news.com/2021/11/06/efektivi-shtyn-operatorin-e-a2-cnn-dhe-gazetaren-rrezikojne-te-bien-ne-gremine/

Edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka nisur një inspektim ndaj policit në fjalë.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Atn31aFAor8

A2 CNN Livestream

Latest Videos