Parashikimi i motit: 8 gusht 2021

Nga A2 CNN
8 Gusht 2021, 08:03 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 8 gusht 2021

Moti vijon i kthjellët sot në të gjithë vendin deri në mesditë kur vranësira të lehta shfaqen në zonat jugore, ndërsa në mbrëmje, vranësira lokale do të zhvillohen në skajin verior.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2°C në të dy vlerat ditore të cilat luhaten nga 15°C në 38°C maksimumi në orët e mesditës.

Era do fryjë deri e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të ditës por mesdita sjell fuqizim të përkohshëm të erës në veri dhe ultësirën perëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos