E mërkura do të sjellë një ndryshim drastik të motit krahasuar më ditët e para të shkurtit që ishin tepër të ngrohta. Pritet përkeqësim i motit në pjesën e dytë të ditës, ku reshjet shtrihen gradualisht nga veriu drejt qendrës. Në zonat malore do të ketë reshje bore në pjesën e parë të ditës. E gjithë kjo situatë sjell forcim të erës deri 80km/h në tokë dhe 100km/h në det. Temperaturat do të ulen lehtë paradite por më e ndjeshme rënia do të jetë gjatë mbrëmjes dhe natës. Nga Tanja Porja, meteorologe e A2. (A2 Televizion)
Parashikimi i motit për nesër, erë deri në 100 km/h dhe borë
