Aksident në aksin Levan-Tepelenë, dy të plagosur

Nga Çaku Tafa
10 Tetor 2026, 15:12 | Kronikë

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Raonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore, shkruan A2.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcakuar shkaqet e këtij aksidenti dhe për disiplinimin e trafikut, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos