Vaksinimi kundër gripit në Fier, nis fushata. Prioritet grupet më të rrezikuara

Nga Çaku Tafa
10 Tetor 2026, 14:53 | Sociale

Fushata e vaksinimit kundër gripit ka nisur në të gjitha qendrat shëndetësore të Fierit, Patosit dhe Roskovecit.

Rreth 25 mijë doza të vaksinës trivalente janë shpërndarë në qendrat shëndetësore që mbulon Njësia e Kujdesit Shëndetësor Fier, për të siguruar mbrojtjen e kategorive më të rrezikuara nga komplikacionet e gripit sezonal, shkruan A2.

Këtë vit, një vëmendje e veçantë u kushtohet edhe personave që vuajnë nga diabeti.

Fieri renditet ndër qarqet me numrin më të lartë të vaksinimeve, çka, sipas të dhënave, ka ndikuar në uljen e ndjeshme të rasteve fatale nga komplikacionet e gripit.

Humbjet e jetes janë kufizuar në një ose dy raste në vit, kryesisht te të moshuarit që vuajnë nga sëmundje kronike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos