Vuçiç nis fushatën, pjesë e takimeve edhe Milan Radoiçiç. Kërkohet nga Interpoli

Nga A2 CNN
10 Tetor 2026, 14:04 | Ballkani

Milan Radoiçiç, i kërkuar nga Interpoli, është parë në tubim parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe.

Videot e shpërndara nga mediat serbe tregojnë Radoiçicin në mes të tubimit në Kragujevc, krah Danilo Vuçiçit, djalit të ish-presidentit Aleksandër Vuçiç.

E në videon që vetë Aleksandër Vuçic ka shpërndarë në rrjetet sociale ka postuar edhe djalin e tij me mbishkrimin “Danilo im, krenaria ime”.

Radoiçic ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë të Republikës së Kosovës, nga i cili mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Natën e 23 dhe 24 shtatorit 2023 ndodhi sulmi më i rëndë për shtetin dhe Policinë e Kosovës, ku Bunjaku ra në pritë të grupit të armatosur serb në Banjskë.

Grupi në krye me Radoiçicin u shpartallua – tre u vranë, tre u arrestuan e të tjerët ikën drejt Serbisë. Synimi i tyre i dështuar kishte qenë aneksimi i veriut të Republikës. Edhe pse përgjegjësinë e ka marrë mbi vete, Radoiçic e dhjetëra të akuzuar të tjerë për sulmin janë ende të lirë në Serbi, shkruan A2.

Në prill të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Blagoje Spasojevic, Vladimir Tolic, e Dushan Maksimovicin me 30 vjet burgim.

Tre të dënuarit janë në mesin e 42 personave të akuzuar për sulmin, përfshirë Radoiçiçin që pasi ishte marrë në pyetje në Beograd më 2023 e kishin lënë të lirë, ashtu si gjendet edhe sot.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos