Parashikimi i zymtë, 1 miliard njerëz mund të preken nga Covid-19

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 17:40 | Bota
Parashikimi i zymtë, 1 miliard njerëz mund të preken nga Covid-19

Një miliard njerëz do të infektohen nga koronavirusi në të gjithë botën, nëse vendet me të cenueshme nuk do të sigurojnë ndihmë urgjente.

Paralajmërimi vjen nga Komitetit Ndërkombëtar i Shpëtimit, që pretendon se ndihma humanitare ishin të nevojshme për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Vendet vulnerabël, të tilla si Afganistani dhe Siria, kanë nevojë urgjente për fonde për të shmangur një shpërthim të papërmbajtur të pandemisë.

“Pesha e plotë, shkatërruese dhe jo proporcionale e kësaj pandemie ende nuk është ndjerë në vendet më të cenueshme e të shënjuara nga lufta. Donatorët të venë menjëherë në dispozicion fonde fleksibël për t’u ardhur në ndihmë këtyre shteteve”, tha David Miliband, kreu i IRC.

Rastet e konfirmuara me Covid-19 në të gjithë botën i kanë tejkaluar 3 milion, ndërsa viktimat janë më shumë se 211 mijë. Organizata, e cila bazohet në të dhënat dhe modelet e OBSH-së dhe Imperial College të Londrës, vlerëson se infektimet në rang global mund të jenë nga 500 milion deri në 1 miliardë. Parashikim i zymtë edhe lidhur me bilancin e viktimave, që sipas IRC mund të arrijë në 3 milion. Shifrat, sipas kreut të komitetit ndërkombëtar të shpëtimit duhet të shërbejnë si zile zgjimi për qeveritë, që duhet të punojnë së bashku për hequr çdo pengesë ndaj ndihmës humanitare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos