“Paratë e inceneratorëve, pjesë e skemës së blerjes së votës”

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 17:34 | Politikë
“Paratë e inceneratorëve, pjesë e skemës së

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp, deklaroi se “avokatia që Edi Rama i ka bërë aferës së inceneratorëve, e ka nxjerrë atë zbuluar”.

“Është prova që ai është bashkautor dhe bashkëpërfitues me Lefter Kokën. Arrestimi i ish-ministrit të Ramës është provë e qëndresës sonë. Paratë e inceneratorëve kanë qenë pjesë e skemës së blerjes së votës, janë përdorur për të mbyllur gojën e mediave. Skema e inceneratorëve është një skemë kriminale mes mafias së plehrave dhe politikanëve”, u shpreh Basha.

Sipas tij, “drejtësia ka hedhur një hap të parë, por nuk duhet mjaftuar me kaq”.

“Drejtësia duhet të procedojë me hapa të tjerë”, shtoi Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos