
Temperaturat e larta po e sjellin më herët sezonin klasik të pushimeve në bregdet dhe plazhet prej javësh kanë nisur të frekuentohen. Teksa dyndja e turistëve ka nisur, nga ana tjetër fillojnë edhe përplasjet mes pronarëve të stacioneve të plazhit për të menaxhuar parcelat, pasi procesi i ndarjes së tyre ka përfunduar.
Ndër problematikat e ndarjes së parcelave përmendet fakti që subjektet e cilësojnë bregdetin si pronë private dhe kundërshtojnë kufijtë, ndërsa ka edhe falsifikime dokumentacioni, shpesh të ndihmuar nga zyrtarë lokalë e për pasojë konflikti degradon në përplasje fizike, siç ishte rasti i Velipojës vitin e kaluar ku u vranë 4 persona pikërisht për kufirin ndarës të këtyre parcelave.
Pikërisht ky kufi ndarës është në dorë të topografit të bashkisë. Për të shmangur konfliktet e dhunshme kërkohet bashkëpunim nga disa institucione.
Drejtori i agjencisë së bregdetit shton se këtë vit janë dhënë më shumë lejë për baret e plazhit, ndërsa është shtuar puna për pastrimin e bregdetit nga mbetjet. (A2 Televizion)