Parku Kombëtar i Prespës prej tri ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek, ndërkohë që është duke u punuar nga ana e zjarrfikëses së Pustecit dhe forcave vullnetare të kësaj bashkie.
Ndërhyrja është e vështirë pasi zjarri ndodhet në majën e malit "Ostoja", vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë.
Deri më tani, raportohet se situata vijon të jetë problematike, megjithatë ende nuk është kërkuar ndërhyrja nga ajri. Bimësia që po digjet janë shkurre, por nuk dihet ende sipërfaqja e përfshirë nga zjarri. (A2 Televizion)