Ditën e enjte, Parlamenti pritet të votojë Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Janë tre kandidatura të cilat kanë kaluar në sitën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
I pari është renditur Olsian Çelaj dhe pas tij Arta Marku e ndjekur nga Fatjona Memcaj. Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri do të kërkojë shumicë të cilësuar, pra edhe votat e opozitës parlamentare.
Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë. Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri vjen pas qëndrimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme që prej dhjetorit të vitit 2017 me votat e mazhorancës. (A2 Televizion)