
Mungesa e sulmuesve ka ndezur alarmin te Parma. Inglese dhe Cornelius nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e kësaj fundjave kundër Bologna, dhe për këtë, trajneri D’Aversa ka gjetur një zgjidhje tepër të habitshme.
Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri po mendon të vendosë si qendërsulmues mbrojtësin shqiptar Kastriot Dermaku. Ai luan zakonisht në qendër të mbrojtjes por për shkak të fizikut mund të ndihmojë skuadrën në këtë moment të vështirë, duke e vendosur në qendër të “tredhëmbëshit” të sulmit.
Spostimi bëhet edhe më i lehtë për shkak të rikthimit të Bruno Alves, i cili është rikuperuar nga dëmtimi. (A2 Televizion)