Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se gjatë kuvendit kombëtar të thërritur këtë të shtunë, do të merret vendim për t’u futur si standard precedenti i krijuar nga pezullimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, pas shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara. Ajo u bëri thirrje anëtarëve të PD që mbështesin zotin Berisha që të kthehen në rrugën institucionale. (A2 Televizion)
“Partia s'është njësi guerile”. Tabaku: Nuk duhet të jemi të ndarë, por përballë qeverisë
