Partizani ankohet për 11-metërshin: Ku e gjen guximin arbitri?

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 21:40 | Futboll

Shpresat e Partizanit për të fituar titullin kampion u zbehën pasditen e sotme, pas humbjes në Tiranë 1-0 ndaj Vllaznisë.

Një 11-metërsh i akorduar në pjesën e dytë për shkodranët nga arbitri Enea Jorgji lejoi Herald Markun të shënonte golin e fitores për miqtë, të cilët e ndajnë kreun me Teutën tashmë, duke zbritur “Të kuqtë” në vendin e tretë të renditjes, kur duhet edhe një ndeshje nga fundi i kampionatit.

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, akuzoi pas ndeshjes gjyqtarin, duke thënë se ai vendosi kampionatin: “E kam parë 30 herë deri tani rastin e penalltisë. Nuk e di ku e gjen kurajon gjyqtari të vendosë një penallti të asaj natyre. Belica e ka parakrahun para trupit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/21/vllaznia-mund-partizanin-dhe-afron-teuten-me-titullin-kampion/

A2 CNN Livestream

Latest Videos