Partizani-Antalyaspor, të kuqtë barazojnë sërish

Nga A2 CNN
12 Janar 2019, 12:36 | Futboll
Partizani-Antalyaspor, të kuqtë barazojnë sërish

Partizani ka regjistruar barazimin e dytë në miqësoret që po zhvillon në kuadër të fazës përgatitore në Antalia.

1-1 ishte rezultati përfundimtar i përballjes me Antaljasporin edhe kjo skuadër e elitës së futbollit turk.

Vendasit zhbllokuan takimin që në minutën e dytë, ndërkohë që për të kuqtë, ishte mesfushori Jurgen Bardhi ai që barazoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.

Partizani do të zhvillojë testin e fundit miqësor, përballë kroatëve të Dinamos së Zagrebit, në datën 14 janar.

Pozitiv mund të konsiderohet edhe paraqitja e Kukësit në barazimin 1-1 ndaj rusëve të Rostov me autor të golit mesfushorin Arbër Çyrbja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos