Partizani i Zekiç mposht Strugën e Shpëtim Duros

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 07:36 | Futboll
Partizani i Zekiç mposht Strugën e Shpëtim Duros

Aventura e Zoran Zekic me Partizanin nisi me fitore. Në testin e parë miqësor në Pogradec, Partizani mposhti minimalisht Strugën e Shpëtim Duros.

Një ndeshje e luftuar mes të dyja skuadrave, por kryeqytetasit ishin më të rrezikshëm dhe sidomos pjesën e parë.

Megjithatë, rezultati u zhbllokua vetëm në fraksionin e dytë. Pas një aksioni fantastik ishte Mensah që tundi rrjetën dhe kaloi Partizanin në avantazh. Deri në fund, dy skuadrat tentuan disa herë për të shënuar dhe më shumë gola, por 90 minuta u mbyllën me fitoren minimale të të kuqve.

Partizani luan më Bate Borisov në turin e parë të Chanpions League, ndërsa skuadra ka në program të tjera miqësore deri në përfundim të fazës përgatitore. Ndeshja e parë në arenën europiane për demat do të luhet në Tiranë në 11 korrik.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos