
Ndeshja kryesore mes Partizanit dhe Kukësit është mbyllur në barazim pa gola në “Selman Stërmasin” e zbrazët, pas ndëshkimit të të kuqve në derbin ndaj Tiranës.
Dy ekipet ndanë nga një pikë, por ky rezultat i shkon për shtat kryeqytetasve, të cilët ruajnë distancën nga vendi i dytë, ndërsa për Kukësin ishte ndalesa e parë pas 3 fitoreve radhazi.
Dy skuadrat zhvilluan një ndeshje të mirë, por sulmi ishte pika e tyre e dobët, duke mos arritur të gjejnë të paktën një gol në këtë 90 minutësh.
Pas këtij barazimi, Partizani vazhdon të udhëheqë renditjen me 36 pikë, ndërsa Kukësi ngjitet i dyti përkohësisht me 31 pikë, një më shumë se Skënderbeu. (A2 Televizion)