Partizani “mbetet” në Itali, Franco Lerda pranë stolit të kampionëve

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 14:02 | Sporte të tjera
Partizani “mbetet” në Itali, Franco Lerda pranë stolit

Partizani vazhdon të mbetet në kërkim të trajnerit të ri, për të zëvendësuar Skënder Gegën. Pista e përzgjedhur nga kampionët e Shqipërisë mbetet Italia. Pas emrit sugjestionues të Zdenek Zeman dhe zërave për rikthimin e Sormanit, për stolin e të kuqve ka dalë në skenë Franco Lerda.

Trajneri 51-vjeçar, së fundmi ka punuar te Vicenza, në vitin 2016 kur skuadra luante në Serinë B italiane, për t’u rikthyer në mars të vitit 2018, me ekipin që këtë herë luante në Serinë C.

Kulmi i karrierës së Lerdas ka qenë drejtimi i Torinos, ndërsa ka punuar edhe te skuadra si Pescara dhe Lecce.

Orët në vijim janë vendimtare për Partizanin dhe trajnerin e ri, ku do të diskutohen detajet përfundimtare të kontratës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos